Ndërlidhjet

Irak: Personat e armatosur i kanë vrarë 9 policë


Forcat speciale të Irakut në qytetin verior Mosul
Forcat speciale të Irakut në qytetin verior Mosul
Raportohet se militantët në pjesën veriore të Irakut i kanë vrarë nëntë dhe plagosur dy policë.

Zyrtarët thanë se personat e armatosur, sot në mëngjes, e kanë sulmuar një stacion të policisë në lokalitetin Bashmaya, afër Mosulit, me mortaja dhe pushkë automatike.

Një mjek i ka konfirmuar viktimat.

Nuk është e qartë se kush kishte dorë në këtë sulm.

Në Irak, armiqësitë sektare ndërmjet shumicës shiite dhe pakicës sunite, janë në rritje.

Qyteti verior, Mosul, ishte praktikisht qendër e valës aktuale të sulmeve.

Zyrtarët thonë se më se 500 vetë janë vrarë deri tash këtë muaj, kështu që Korriku është periudha më vdekjeprurëse gjatë vitit 2013, që u shënua me përshkallëzim të dhunës.

Deri tash këtë vit, janë vrarë më se 3 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG