Ndërlidhjet

GAP i sygjeron qeverisë që të mos krijojë komuna të reja


Drejtori ekzekutiv i GAP, Agron Demi dhe analisti, Visar Rushiti, prezantojnë raportin “Themelimi i Komunave të reja në Kosovë – implikimet buxhetore dhe vetë-qëndrueshmëria financiare”, 24 korrik 2013
Drejtori ekzekutiv i GAP, Agron Demi dhe analisti, Visar Rushiti, prezantojnë raportin “Themelimi i Komunave të reja në Kosovë – implikimet buxhetore dhe vetë-qëndrueshmëria financiare”, 24 korrik 2013
Instituti për studime të avancuara, GAP i ka sygjeruar qeverisë kosovare që të mos vazhdojë me krijimin e kounave të reja.

Këtë sygjerim GAP e ka bërë pas analizimit të kushteve dhe pasojave që do të sillnin krijimi i komunave të reja, duke nisur nga rritja e numrit të të punësuarve në administratën publike, pamundësia për të vjelur të hyra vetanake dhe rrjedhimisht varësia e këtyre komunave të reja nga grantet qeveritare etj.

GAP te këto përfundime ka arritur pasi ka analizuar kërkesat për t’u bërë komunë nga 11 lokalitete, 9 prej të cilave me shumicë shqiptare, 1 me shumicë boshnjake dhe fshati Janjevë i populluar nga kroatët.

Këto të gjetura GAP i ka publikuar përmes një raporti – analizë politikash, “Themelimi i Komunave të reja në Kosovë – implikimet buxhetore dhe vetë-qëndrueshmëria financiare” që të mërkuren para gazetareve u prezantua nga drejtori ekzekutiv i organizatës, Agron Demi dhe analisti, Visar Rushiti.

Të dy përfaqësuesit e GAP kanë thënë se një tjetër arsye e rëndësishme pse i rekomandojnë qeverisë që të mos vazhdojë me krijimin e komunave të reja është edhe mungesa e bazës ligjore për vendime të tilla.
XS
SM
MD
LG