Ndërlidhjet

Fillon dialogu, Thaçi pret marrëveshje për telekom - energji


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Raundi i 14-të i dialogut për normalizim marrëdhëniesh ka filluar në Bruksel, konfirmon Maja Kocijançiq, zëdhënësja e ndërmjetëses së këtij dialogu, Catherine Ashton.

“Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashmte të BE-së, Ashton është momentalisht duke u takuar me kryeministrin Daçiq dhe ekipin e tij dhe me kryeministrin Thaçi dhe ekipin e tij. Ata po e diskutojnë mënyrën për të ecur para sa i përket marrëveshjes së prillit”, ka thënë përmes postës elektronike, Kocijançiq.


Pak para nisjes së takimit, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi u ka thënë gazetarëve në Bruksel se ai beson që raundi i sotëm të përfundojë me arritjen e marrëveshjës për telekom dhe energji.


“Unë shpresoj që sot të arrijmë marrëveshje sa i përket energjisë dhe telekomunikacionit. Kanë diskutuar ekipet teknike dhe profesionale, por sot besoj që në nivelin politik do e përmbyllim këtë proces të rëndësishëm. Është shumë më rëndësi që plani i implementimit ka filluar të implementohet në shumë segmente, por natyrisht se duhet edhe më tepër. Ndërsa do të diskutojmë edhe për qartësimin e tërë procesit të zgjedhjeve të 3 nëntorit, ku kam besim të plotë që edhe serbët e veriut do jenë pjesë e këtij procesi demokratik. Ne do të ndihmojmë maksimalisht me të gjitha përgjegjësitë tona e që së bashku me mekanizmat ndërkombëtar së bashku do krijojmë kushtet e rrethanat për pjesëmarrje sa më masive të serbëve në zgjedhjet e para që do organizohen edhe në veri. Është më rëndësi që edhe Serbia i ka ftuar serbët e veriut që të marrin pjesë në këtë proces elektoral, ndërsa qeveria e Kosovës do të bëjë përgatitjet e mundshme dhe realizojë obligimet kushtetuese që të sigurohem që kjo të ndodh. Kosova e ka përmbyllur punën e saj sa i përket ligjit për amnisti, dicka që do i lejojë serbët të integrohen më sigurtë në institucionet e Kosovës”, ka qenë deklarata e kryeministrit në Bruksel.
XS
SM
MD
LG