Ndërlidhjet

EULEX e përgëzon Policinë e Kosovës për arrestimet e fundit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Misioni evropian për sundim të ligjit e ka përgëzuar Policinë e Kosovës për arrestimet e bëra për veprën e trafikimi të qenieve njerëzore dhe atë të krimit të organizuar.

Operacioni i Policisë së Kosovës është kryer më 23 korrik në katër rajone të Kosovës, ndërsa janë arrestuar tetë persona për krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Komunikata e EULEX-it e citon Harry Long, kryesues i departamentit të policisë së EULEX-it për fuqizim i cili vlerëson se “policia e Kosovës duhet të përgëzohet për këtë operacion proaktiv”.

“Ky operacion e demonstron profesionalizmin e shtuar të PK-së dhe, mbesim me shpresë që operacione të ngjashme të ketë edhe në të ardhmen,” ka shtuar ai.
XS
SM
MD
LG