Ndërlidhjet

Fillon procesi gjyqësor për vrasjen e Politkovskaya


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Procesi gjyqësor i pesë personave që akuzohen me vrasjen e gazetares, Anna Politkovskoaya, vrasje kjo që ka ndodhur në tetor të vitit 2006, ka filluar të mërkuren në një gjykatë të Moskës.

Sesioni i së merkures ka filluar megjithë apelin e fëmijëve të Politkovskaya për një shtyrje sepse ata nuk mund të marrin pjesë në process këtë javë.

Fëmijët e Politkovskaya, Ilya dhe Vera, kanë thënë përmes një deklarate të martën se ata nuk do marrin pjesë në procesin “jo-legjitim” pasi nuk janë konsultuar rreth përbërjes së jurisë.

Avokati mbrojtës, Murad Musayev, i ka thënë gjykatës se prania e “palës së dëmtuar (fëmijët e Politkovskayas) është e dëshirueshme nëse jo e detyrueshme”.

Pesë të dyshuarit, katër çeçenë dhe një ish oficer i policisë moskovite , janë deklaruar të pafajshëm të mërkuren.

Anna Politikovskaya ka punuar për gazetën ruse, “Novaya Gazeta” dhe ka raportuar për krimet e kryera nga grupet e armatosura pro Kremlinit në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG