Ndërlidhjet

Presidentja e takon ambasadorin Valdet Sadikun


Presidentja e Kosoves është takuar me ambasadorin Valdet Sadiku, i emëruar si zyrtar ndëlidhës i Kosovës në Beograd, 24 korrik 2013
Presidentja e Kosoves është takuar me ambasadorin Valdet Sadiku, i emëruar si zyrtar ndëlidhës i Kosovës në Beograd, 24 korrik 2013
Hapja e misionit të posaçëm diplomatik të Kosovës në Serbi “kontribuon në zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Kështu ka vlerësuar presidentja kosovare, Atifete Jahjaga gjatë takimit me shefin e misionit kosovar në Beograd, Valdet Sadiku.

Në komunikatën e presidencës kosovare thuhet se gjatë takimit përcjellës një ditë para se zyrtarisht të nis punën në Beograd, ambasadori kosovar, Sadiku ka shprehur “gatishmërinë për të kryer me përkushtim dhe përgjegjësi të lartë të gjitha detyrat pasi që ky mission ka specifikat e veta, duke marrë parasysh të kaluarën e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe synimin e përbashkët të integeimeve evropiane”.
XS
SM
MD
LG