Ndërlidhjet

logo-print

Dy viktima të reja në Egjipt


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Zyrtarët e sigurisë në Egjipt kanë njoftuar se persona të armatosur kanë vrarë dy ushtarë egjiptian në gadishullin Sinai të mërkurën.

Zyrtarët kanë thënë se një ushtar e ka humbur jetën pasi persona të armatosur kanë shtënë në drejtim të një pike kontrolli në afërsi të pjesës veriore të këtij gadishulli në qytetin El-Arish.

Një tjetër ushtarë është vrarë disa orë më vonë në një sulm tjetër që ka ndodhur kundër një automjeti ushtarak në po të njejtin qytet.

Persona të armatosur kanë kryer sulme të shpeshta në forca e sigurisë në Siani që prej se ushtria e largoi nga pushteti presidentin islamik, Mohammad Morsi më 3 korrik.
XS
SM
MD
LG