Ndërlidhjet

logo-print

Hidhet poshtë lajmi se Snowden mund ta lë aeroportin e Moskës


Avokati i Snowden, Anatoly Kucherena del jashtë një zone të ndaluar të aeroportit Sheremetyevo në Moskë, 24 korrik, 2013

Avokati i Snowden, Anatoly Kucherena del jashtë një zone të ndaluar të aeroportit Sheremetyevo në Moskë, 24 korrik, 2013

Avokati i ish-kontraktuesit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, Eduar Snowden, e ka hedhur poshtë lajmin se ai e ka marrë një dokument ku i konfirmohet azili i përkohshëm politik.

Më herët është raportuar se Snowden e ka marrë një dokument nga autoritetet ruse që i mundëson atij largimin nga zona tranzite e aerportit të Moskës ku po qëndron prej 23 qershorit.

Anatoly Kucharena, është takuar me Snowdenin të mërkurën në aeroportin e Moskës dhe ka thënë se amerikani momentalisht do të qëndroj në aeroport.

Ai ka aplikuar për azil të përkohshëm në Rusi javën e kaluar.

SHBA-të kërkojnë gjykimin e tij në Amerikë për zbulimin e sekreteve të inteligjencës amerikane.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Snowden duhet të mos zbulojë më informacione që do të dëmtonin SHBA-të nëse dëshiron të qëndrojë në Rusi.
XS
SM
MD
LG