Ndërlidhjet

Beqaj: Kosova nuk ka probleme buxhetore


Ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj, gjatë vizitës në Zyrën Rajonale të ATK-së në Pejë, 24 korrik 2013

Ministri i Financave të Kosovës, Besim Beqaj, gjatë vizitës në Zyrën Rajonale të ATK-së në Pejë, 24 korrik 2013

“Kosova nuk ka probleme buxhetore dhe ka stabilitet të theksuar makrofinanciar,” ka vlerësuar ministri i Financave, Besim Beqaj, gjatë vizitës në Zyrën Rajonale të Administratës Tatimore të Kosovës në Pejë dhe pikën doganore në Kullë.

Beqaj, sipas njoftimit të kësaj ministrie, ka thënë se Kosova “ka normën më të ulët të borxhit publik dhe do të vazhdojë që edhe në vitet në vijim të realizojë projekte kapitale”.

Beqaj ka vlerësuar se Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës janë duke performuar mirë dhe se janë duke i realizuar me sukses obligimet e tyre ligjore.

Gjatë këtyre vizitave, ministri ka qenë i shoqëruar nga drejtori i Doganës, Naim Huruglica dhe drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti.

Në njoftimin e Ministrisë së Financave thuhet se “ministri Beqaj edhe një herë konfirmoi që duke filluar nga 1 gushti, zhdoganimi i mallrave që hyjnë në Kosovë do të bëhet në terminalet më të afërta doganore ku është edhe destinacioni i mallit të importuar".
XS
SM
MD
LG