Ndërlidhjet

Mali i Zi: Dhunë në paradën e homoseksualëve


Parada e parë e homoseksualëve në Malin e Zi është mbajtur në Budvë, 24 korrik 2013
Parada e parë e homoseksualëve në Malin e Zi është mbajtur në Budvë, 24 korrik 2013
Policia e Malit të Zi është përleshur me protestues, të cilët bënin përpjekje që të ndalonin paradën e parë të homoseksualëve.

Disa qindra protestues thërrisnin “Vrisni homoseksualët”, gjuanin me gurë, shishe dhe objekte të tjera në drejtim të policisë dhe dhjetëra aktivistëve që po marshonin të mërkurën në përkrahje të të drejtave të homoseksualëve në qytetin bregdetar të Budvës.

Policia ka thënë se së paku 10 protestues janë arrestuar dhe disa marshues janë lënduar.

Para marshit të së mërkures, disa gazeta kanë publikuar shpallje përkujtimore tallëse të disa aktivistëve pro-homoseksualë.

Përpjekjet e mëparshme për të organizuar parada të tilla në shtetin konsverativ ballkanas kishin dështuar, për shkak të kërcënimeve me dhunë.

Mali i Zi, shteti me 600 mijë banorë, është në bisedime për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Malit të Zi ka bërë thirrje për tolerancë.
XS
SM
MD
LG