Ndërlidhjet

Një seri e shpërthimeve e kanë tronditur qytetin jugor të Pakistanit, Sukkur.

Zyrtarë të policisë vendore kanë thënë se caku u sulmeve të mbrëmjës së mërkures duket se ka qenë hapësira që gjendet nën masa të mëdha të mbrojtjes ku gjenden zyret e agjencisë së inteligjencës së ushtrisë pakistaneze dhe zyre të tjera të sigurisë.

Zëvendës shefi i policisë në Sukkur ka thënë se deri në 10 persona të armatosur e kanë sulmuar atë hapësirë duke detonuar katër bomba.

Sulme sporadike me armë zjarri janë dëgjuar në atë rajon pas shpërthimeve.

Numri i sakt i viktimave ende nuk është i qartë, mirëpo televizioni shtetëror ka njoftuar se pesë persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar.

Raporti i televizonit shtetëror thoshte se “terroristët” e kanë marrë në kontroll një prej ndërtesave qeveritare ndërsa një tjetër ndërtesë janë duke e sulmur me armë zjarri.

Sukkur është rreth 500 kilometra në veri të Karaçit, qyteti kryesor i krahinës Sindh.
XS
SM
MD
LG