Ndërlidhjet

Egjipti i ndarë, dhuna në rritje


Vazhdon dhuna në Egjipt
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:00:33 0:00

Vazhdon dhuna në Egjipt

Protestat dhe dhuna nuk kanë të ndalur në Egjipt.

Tetë javë pasi presidenti i zgjedhur islamit, Muhamed Morsi, është përmbysur nga ushtria, llogaritet se 200 veta kanë humbur jetën nga trazirat që kanë kapluar shtetit më të populluar arab.

Por, sulmi me bombë i së martës mbrëma në një stacion policie në qytetin Mansoura, ku u vra një civil dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, po ndryshon rrjedhën e ngjarjeve në Egjipt.

Tani ushtria po kërkon përkrahje nga populli për t’u përballur me dhunën në rritje.

Vetë ministri i Mbrojtjes, gjenerali Abdel Fattah al-Sisi, ftoi të mërkurën për protesta gjithëkombëtare në mbrojtje të qëndrimit ushtarak, kundër asaj që e quajti “dhunë dhe terrorizëm”.

Me daljen masive të protestuesve, ushtria po llogarit që po mandatohet për t’iu përgjigjur protestuesve islamistë, të prirë nga Vëllazëria Myslimane, e cila prej 3 korrikut, kur është përmbysur Morsi, nuk i ka ndalur protestat në Egjipt.

“Po kërkoj nga të gjithë egjiptianët që të dalin në rrugë. Por, pse të dalin në rrugë, mund të pyesni? Për të më dhënë mandatin dhe të më urdhëroni që të konfrontoj dhunën dhe terrorizmin potencial”, tha al-Sisi në një paraqitje televizive.

Ishte gjenerali Al-Sisi, ka udhëhequr operacionin ushtarak për rrëzimin e Mohamed Morsit, pas protestave masive kundër qeverisë.

Prej atëherë Morsi mbahet në një kompleks të panjohur ushtarak.

Por, kjo gjë nuk e ka ndalur dhunën në rrugët e Kajros dhe gjetiu, ndërsa kundërshtarët dhe përkrahësit e Morsi akuzojnë njëri-tjetrin për trazirat në vend.

Vëllazëria Myslimane që është pro-Morsit ka njoftuar të mërkurën nëpërmjet portalit të saj, se policia në rroba civile ka shtënë në përkrahësit islamistë, gjatë një proteste të së mërkurës, duke vrarë dy veta.

Sipas këtij grupimi politik, forcat ushtarake po bëjnë komplot dhe po tentojnë që t’i fajësojnë të tjerët për dhunën në Egjipt.

Mirëpo, gjenerali al-Sisi, i sheh këto akuza si të fabrikuara, ndërsa tha se nuk do të zmbrapset nga rruga, për të cilën janë pajtuar, ndryshimin e Kushtetutës dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira brenda 6 muajve.

"Kam ndjenjën se sikur po tenton që ta çojë shtetin tonë në një tunel të rrezikshëm. Kur populli doli në rrugë, me miliona veta, ushtria iu bind vullnetit të saj. Askush nuk duhet të mendojë se udhërrëfyesi, të cilin ne kemi paraqitur, dhe procedurat që ndërmorën, mund të tërhiqen”, porositi ministri i Mbrojtjes.

Në Uashington, ndërkaq, Pentagoni njoftoi të mërkurën se administrata amerikane do të shtyjë për një afat të mëvonshëm shitjen e katër aeroplanëve ushtarakë F-16, forcave të armatosura të Egjiptit për shkak të situatës aktuale në këtë shtet.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, njoftoi se presidenti Barack Obama ka marrë vendimin që të përmbahet kjo shitje.

Në anën tjetër, Little tha se administrata amerikane ka vendosur, po ashtu, që të vazhdojë tutje me ushtrimin e përbashkët ushtarak SHBA-Egjipt.

Vëzhgues ndërkombëtarë e shohin ftesën e ushtrisë për protesta masive të premten, si një lëvizje të rrezikshme, pasi çdo herë kur demonstruesit rivalë janë takuar në rrugët e Egjiptit, ka pasur gjakderdhje.(f.aliu)
XS
SM
MD
LG