Ndërlidhjet

Bruksel: Përfundon takimi pa asnjë marrëveshje


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Ka përfunduar raundi i 14-të i dialogut Kosovë Serbi pa asnjë marrëveshje.

Siç njofton zyra e Përfaqësues së Lartë për Politiktë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, gjatë këtij raundi nuk është arritur marrëveshje për energji dhe telekom, por ka përparim të dukshëm rreth procesit zgjedhor të 3 nëntorit.

“Të dy kryeministrat kanë diskutuar përgatitjet për zgjedhjet lokale që janë caktuar të mbahen më 3 nëntor. Ata janë pajtuar që të ndërmarrin të gjithë hapat konkret për tu siguruar që zgjedhjet të mbahen me pjesëmarrje të kënaqshme” thuhët ndër të tjera në deklaratën e dërguar mediave përmes postës elektronike.

Gjatë këtij dialogu është njoftuar se është diskutuar edhe implementimi i përgjithshëm i marrëveshjës së 19 prillit i cili duhet të vazhdojë “me të njejtin intenzitet për të mbajtur momentumin e mirë që është arritur deri më tash”.

Maja Kocijançiq, zëdhënësja e Ashton i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në këtë moment nuk ka ende një datë se kur do të jetë takimi i radhës”.
XS
SM
MD
LG