Ndërlidhjet

logo-print

Snowden pa status të ndryshuar


Rusi - Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë, Edward Snowden

Rusi - Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare Amerikane të Sigurisë, Edward Snowden

Shtetet e Bashkuara serish i kanë kërkuar të mërkurën Rusisë që t’a ekstradojë Edward Snowden për në ShBA.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ka thirr në telefon homologun e tij rus Sergei Lavrov pas raporteve të medieve se autoritetet, i kanë dhënë Snowden një dokument/leje për t’u larguar nga zona transitore e aeroportit të Moskës, dhe të hyjë formalisht në shtetin Rus.

“Ai ka nënvizuar qëndrimin tonë se z. Snowden duhet të kthehet në Shtetet e Bashkuara, ku e pret një gjykim i ndershëm”, u tha gazetarëve zëdhënësja i departamentit amerikan të shtetit Jen Psaki.

“Çfarëdo lëvizje e cila do t’i mundësonte atij [Edward Snowden] që të largohet nga aeroporti, do të ishte thellësisht dëshpërues”, u tha ajo gazetarëve.

Më herët gjatë ditës, Shtëpia e Bardh kishte lajmëruar se ka kërkuar sqarime nga autoritetet ruse rreth statusit të Snowden, nëse ai kishte ndryshuar apo jo.

Më pastaj, Moska zyrtare kishte bërë të ditur se nuk ka asnjë ndryshim në këtë aspekt.
XS
SM
MD
LG