Ndërlidhjet

Spanjë: 60 të vdekur nga dalja e trenit prej binarëve


Vendi i ngjarjes pas daljes së trenit nga binarët, Spanjë - Santiago de Compostela, 25 korrik 2013
Vendi i ngjarjes pas daljes së trenit nga binarët, Spanjë - Santiago de Compostela, 25 korrik 2013
Së paku 60 persona kanë vdekur dhe 131 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda kur një tren i shpejtë ka dal nga binarët në pjesën veri-perëndimore të Spanjës.

Numri i viktimave është bërë publik mbrëmjen e së mërkurës nga shefi i qeverisë rajonale të zonës ku ka ndodhur aksidenti.

Alberto Nunez Feijoo e ka përshkruar skenën e përlasjes së trenit si “Dante-ske”.

Televizioni publik spanjoll ka transmetuar pamje të së paku katër veturave udhëtarësh të kthyera në një anë dhe një veturë tjetër e shkatërruar, me tymin që dilte në ajër.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit të trenit të Santiago de Compostola, rreth 95 kilometra në jug të El Ferrol.

Treni ishte i vijës Madrid – El Ferrol.

Raportohet se kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy planifikon ta vizitojë vendin e ngjarjes.

Autoritetet thonë se ata mendojnë që dalja e trenit nga binarët ka qenë më shumë aksident se sa rezultat i i një sulmi terrorist.
XS
SM
MD
LG