Ndërlidhjet

logo-print

Sot fillon konferenca e Bërdos


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Në Bërdo të Slovenisë fillon sot konferenca e presidentëve të Balkanit Perëndimor në të cilin do të merr pjesë edhe presidenti francez, Francois Hollande, i cili do qëndroj për vizitë zyrtare në Sloveni.

Organizatorë të konferencës janë presidentët e Kroacisë dhe Slovenisë, Ivo Josipoviq dhe Borut Pahor.

Në konferencë do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ai i Serbisë, Tomislav NIkoliq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Zheljko Kmishiq dhe ai i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Përpos presidentëve, në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse si dhe kryediplomati francez, Loran Fabius.

Konferenca e ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik në mes shteteve, rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian, zgjerimi i BE në drejtim të rajonit si dhe çështjet rreth sigurisë së rajonit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
XS
SM
MD
LG