Ndërlidhjet

Dagestan: Plagoset rabini para shtëpisë së tij


Flamuri i Dagestanit
Flamuri i Dagestanit
Në republikën ruse të Dagestanit, një rabin është plagosur me armë zjarri nga një person i panjohur dhe se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Ministria e mbrendshme e Dagestanit, ka njoftuar se Artur Isakov, 40 vjeçar është plagosur përballë shtëpisë së tij në qytetin Derbent, mëngjesin e së enjtës derisa dilte nga vetura e tij.
Rabini është goditur me plumb në gjoksin e tij.

Sulmuesi është larguar nga vendi i ngjarjës ndërsa agjencitë e sundimit të ligjit e kanë nisur kërkimin e tij.

Faqja e internetit e komitetit hetues të Dagestanit ka thënë se detektivët besojnë që rabini është sulmuar për shkak të aktiviteteve të tij fetare.

Dagestani është bërë krahina më e goditur nga dhuna në Kaukazin verior të Rusisë gjatë viteve të fundit.

Militantët rregullisht e sulmojnë policinë, myslimanët e moderuar dhe zyrtarët vendor duke thënë se ata po luftojnë për një shtet islamin në Rusinë jugore.
XS
SM
MD
LG