Ndërlidhjet

Indi: Pritet vendimi për rastin e dhunimit në grup


Policia indiane shoqëron të dyshuarit e rastit të dhunimit në grup në një gjykatë indiane, 18 mars 2013
Policia indiane shoqëron të dyshuarit e rastit të dhunimit në grup në një gjykatë indiane, 18 mars 2013
Një gjykatë në Indi pritet të shpallë verdiktin në rastin e përdhunimit në grup dhe vrasjës së një vajze që e shokoi tërë shtetin dhe nxiti protesta masive.

Gjykata për të mitur do e shpallë vendimin të enjtën për njërin nga të dyshuarit i cili ishte 17 vjeç kur u sulmua vajza 23 vjeçare në një autobus të Nju Delhit.

Familja e viktimës ka kërkuar që adoleshenti të gjykohet si i rritur, krahas pesë personave të tjerë që janë arrestuar në lidhje me sulmin e 16 dhjetorit.

Të rriturit dhe adoleshenti janë paditur për vrasje, përdhunim, kidnapim, vjedhje dhe konspiracion.

Nëse shpallen fajtor, adoleshenti mund të dërgohet në një qendër rehabilitimi për tre vjet, duke ja llogaritur edhe kohën sa ka qëndruar i paraburgosur.

Ndërkaq të akuzuarit e rritur mund të marrin dënimin me vdekje nëse dënohen në një proces të ndarë, që pritet se do të përfundojë gjatë muajve të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG