Ndërlidhjet

logo-print

Hizballahu thotë BE po i krijon arsyetim për luftë Izraelit


Hassan Nasrallah, gjatë paraqitjes në televizionin e Libanit duke folur nga një vend i panjohur, 24 korrik 2013

Hassan Nasrallah, gjatë paraqitjes në televizionin e Libanit duke folur nga një vend i panjohur, 24 korrik 2013

Udhëheqësi i Hizballahut, Hassan Nasrallah, ka reaguar ndaj vendimit të BE-së për shpalljen e krahut ushtarak të kësaj organizate si terroriste.

Gjatë një paraqitjeje televizive, Nasrallah ka thënë se ky vendim ka për qëllim që t’i krijojë arsyetim Izraelit për të nisur luftë kundër Libanit.

"Kjo është e rrezikshme, është legale por e rrezikshme. Nga cili aspekt? Shtetet e BE-së duhet ta dijnë dhe ambasadorët e tyre në Liban duhet t’iu thonë atyre se këto shtete janë duke i krijuar mbulesë ligjore Izraelit për ndonjë agresion në Liban. Pse? Sepse Izraeli me pas mund të thotë që është duke e luftuar terrorizmin, është duke e nisur luftën kundër terrorizmit, duke granatuar vende terroriste dhe duke shkatërruar institucionet terroriste”, ka thënë Hassan Nasrallah.

Ditë më parë ministrat e jashtëm të BE-së e kanë shpallur krahun ushtarak të Hizballahut si organizatë terroriste pasi e shohin si përgjegjëse për sulmin terrorist të vitit të kaluar në Bullgari ku u vranë pesë turistë izraelit.
XS
SM
MD
LG