Ndërlidhjet

Sulmohet një zyrtar i lartë policor pakistanez


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Persona të armatosur e kanë plagosur rëndë një zyrtar të lartë të policisë dhe e kanë vrarë truprojen dhe shoferin e tij në veri-perëndim të Pakistanit.

Policia dhe zyrtarët e spitalit kanë thënë të enjtën se është sulmuar vetura e Gul Ëali Khan derisa ai shkonte në zyrë në qytetin e Peshawarit.

Khan është zëvendëskomandanti i policisë rezervë.

Një zyrtar i spitalit ka thënë se Khan është në gjendje kritike pasi është plagosur me tre plumba.

Ndonëse askush nuk e ka marrë përgjegjësinë ende, dyshimi i parë bie mbi talibanët e Pakistanit.

Në rajonin ku ka ndodhur sulmi gjendet numri më i madh i talibanëve dhe militantëve të Al Kaedës në Pakistan.

Mbi 40 mijë persona janë vrarë në kryengritjen dhjetëvjeçare të këtij shteti.
XS
SM
MD
LG