Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj e përfundon vizitën në Kanada


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ministrinë e Jashtme të Kanadasë, 24 korrik 2013

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ministrinë e Jashtme të Kanadasë, 24 korrik 2013

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka përmbyllur vizitën e tij në Kanada me kërkesën për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ministri Hoxhaj këtë ja ka kërkuar homologut të tij kanadez, John Baird, ndërsa të enjtën është takuar edhe me kryetaren e Asociacionit Parlamentar kanadez për NATO, Cheryl Gallant.

Përpos marrëdhënieve dy palëshe, Hoxhaj me zyrtarët kanadez ka folur edhe për “përkushtimin e Republikës së Kosovës për të kontribuar në relacionet trans-atlantike”.

Në komunikatën e MPJ-së, Enver Hoxhaj është cituar duke thënë se “Kosova ka ndërtuar një sektor të sigurisë të qëndrueshëm dhe modern, në bashkëpunim të plotë me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

Pas kësaj vizite, kryediplomati kosovar ka njoftuar se është nisur për në Bërdo të Slovenisë ku krahas presidents Atifete Jahjaga do marrë pjesë në samitin e presidentëve të Ballkanit Perëndimor.
XS
SM
MD
LG