Ndërlidhjet

logo-print

Bushi i vjetër solidarizohet me fëmijun dy vjeçar


Ish presidenti amerikan, George H. W. Bush së bashku me fëmijun me të cilin po solidariozhet duke e rruar kokën e tij, 24 korrik 2013

Ish presidenti amerikan, George H. W. Bush së bashku me fëmijun me të cilin po solidariozhet duke e rruar kokën e tij, 24 korrik 2013

Ish presidenti amerikan, George Bush i vjetri e ka rruar kokën e tij në shenj solidariteti me një djal dy vjeçar i cili ka humbur të gjithë flokët e tij për shkak të sëmundjes së leukemisë.

Zyra e ish presidentit 89 vjeçar ka thënë se ai së bashku me 26 pjesëtarët e stafit të tij të sigurisë e kanë rruar kokën në tërësi për të përkrahur moralisht një djalë me emrin Patrick.

Ky i fundit është thënë se është djali i një prej pjesëtarëve të stafit të George Bush i vjetri.

Mbiemri i djalit nuk është bërë i ditur.

Stafi i sigurisë së Bushit të vjetër gjithashtu e kanë krijuar edhe një faqe të internetit për të mbledhur para që t’i ndihmohet fëmiut me faturat mjekësore të tij.

Djali i Bush, i cili ka shërbyer si president prej vitit 1989 deri më 1993, së bashku me gruan e tij, Barbara, Robin ka vdekur në moshën 4 vjeçare, 60 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG