Ndërlidhjet

Femen thonë se një aktivist i tyre është rrahur egërsisht


Aktivisti i Femen i rrahur në Kiev të Ukrainës, 24 korrik 2013
Aktivisti i Femen i rrahur në Kiev të Ukrainës, 24 korrik 2013
Grupi i aktivisteve feministe, “Femen” njofton se pjesëtarë të forcave të sigurisë së Rusisë dhe Ukrainës e kanë rrahur egërsisht një nga aktivistët kryesor të këtij grupi.

Femen ka thënë të enjtën se “konsultanti politik”, Viktor Svyatksiy është sulmuar në afërsi të zyrëve qëndrore të grupit në Kiev, mbrëmjen e së mërkures.

Femen ka thënë se sulmuesit ja kanë thyer nofullën dhe ja kanë nxjerrë dhunshëm disa dhëmbë.

Svyatskiy është dërguar në spital për trajtim.

Grupi nuk ka ofruar dëshmi për pretendimet e tyre, por kanë thënë se Svyatskiy është sulmuar si paralajmërim për aktivistët e Femen që të mos shkojnë para me planet e tyre për të protestuar në një ngjarje që e shënon 1025 vjetorin e pranimit të kristianizmit nga rusët dhe ukrainasit.

Presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Aktivistet femra të Femen kanë fituar famë për demonstrimet ku paraqiten me gjinj të zhveshur duke protestuar kundër diskriminimit të femrave dhe çështjeve të tjera.
XS
SM
MD
LG