Ndërlidhjet

logo-print

Tri ditë zie në Spanjë


Momenti tragjik i daljes së trenit nga binarët, 24 korrik 2013

Momenti tragjik i daljes së trenit nga binarët, 24 korrik 2013

Kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy, ka shpallur tri ditë zie për viktimat që humbën jetën pasi treni i tyre i shpejtësisë së lartë doli nga binarët.

Deri më tash raportohet për së paku 78 të vdekur dhe mbi 130 të lënduar.

Kryeministri Rajoy e ka vizituar vendin e ngjarjes të enjtën në Santiago de Compostela, prej nga ka origjinën edhe vet kryeministri.

Ai gjithashtu i ka vizituar edhe të lënduarit në spital.

Treni ishte i linjës Madrid – El Ferrol.
XS
SM
MD
LG