Ndërlidhjet

Shkup: Protesta për lirimin e gazetarit Kezharovski


Gazetarët në mbështetje të Tomsillav Kezharovskit
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:34 0:00

Gazetarët në mbështetje të Tomsillav Kezharovskit

Para Gjykatës Penale, me një protestë paqësore nën moton “Liri për Tomsillav Kezharovskin” gazetarët e Maqedonisë kanë shprehur revoltën e tyre për vazhdimin e paraburgimit për gazetarin Tomisllav Kezharovski.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, ka theksuar vendimi i Gjykatës Penale në Shkup për vazhdimin e paraburgimit të gazetarit Kezharovski, dëshmon qartë se në Maqedoni liria e shprehjes është nën mëshirën e vendimeve arbitrare nga gjykata dhe politika.

“Gjykata e di se kolegu ynë nuk do ta braktisë vendin, sepse ai ka familje dhe familja e tij nuk ka as kushte elementare për të jetuar. Ne gazetarët nuk jemi monstra që t’i braktisim familjet tona për të shpëtuar lëkurën tonë. Organet gjyqësore këtë fakt shumë mirë e dinë, por qëllimi i tyre është që t’i frikësojnë punonjësit e medieve, t’i frikësojnë gazetarët”.

“Përmes këtyre protestave në këtë vend dëshirojmë t’u themi se nuk ia kanë arritur qëllimit, se nuk jemi të frikësuar jo se jemi shumë guximtarë ose jemi shumë trima, por sepse e vërteta dhe drejtësia janë në anën tonë. Ftojmë Gjykatën që të rishikojë vendimin dhe ta lërë të lirë kolegun tonë Tome Kezharovski”, është shprehur para protestuesve Selmani.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i së përditshmes “Nova Makedonija”, Zoran Dimitrievskit, ka bërë thirrje deri tek institucionet më të larta të vendit, kryetari i shtetit, kryeministri dhe Qeveria që të ndërhyjnë për ta liruar gazetarin Kezharovski.

“Mendoj se ka ardhur koha që Qeveria të reagojë në këtë rast, sepse liria e këtyre institucioneve ka shkuar shumë larg dhe se ka ardhur koha që institucionet politike të ndërhyjnë në pavarësinë e gjykatës dhe të reagojnë për shkak të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të njeriut”, ka theksuar Dimitrievski.

Edhe Sllagjana Dimishkova nga Shoqata e Gazetarëve ka theksuar se në funksion të shprehjes së lirë është lirimi sa më parë i gazetarit Kezharovski.

“Apeloj deri tek organet kompetente që mos i përsërisin gabimet e njëjta, një herë u bë gabim në shqiptimin e paraburgimit ndaj kolegut Kezharovski dhe tani gabimin e përsërisin me vendimin për ta vazhduar paraburgimin. Pra, ata duhet ta ndërpresin këtë me gabimet dhe kolegun tonë ta lënë të mbrohet në liri”, ka theksuar gazetarja Dimishkova.

Ndryshe, Gjykata Penale në Shkup së fundmi ka vendosur të vazhdojë paraburgimin e gazetarit për 30 ditë të tjera. Ai ka kaluar tashmë 60 ditë në paraburgim që prej kur u arrestua më 28 maj, lidhur me një artikull që shkroi në vitin 2008 për revistën “Reporter 92” në të cilën ai ka zbuluar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur.

Tri ditë më parë, Kezharovski ka filluar një grevë urie në shenjë proteste për vazhdimin e paraburgimit të tij. Ai thuhet se është në një gjendje të keqe shëndetësore si rezultat i arrestimit të tij.

Shoqëria civile dhe shumë kolegë të Kezharovskit tashmë kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen e tij.

Edhe në protestën e së enjtes ai është lutur nga kolegët e tij të ndërpresë grevën e urisë për të mos e përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore.
XS
SM
MD
LG