Ndërlidhjet

Thaçi: Enver Zymberi, heroi i bashkimit të Kosovës


Policët e Kosovës më 27 Korrik 2011 e nderojnë kolegun e tyre të vrarë Enver Zymberi

Policët e Kosovës më 27 Korrik 2011 e nderojnë kolegun e tyre të vrarë Enver Zymberi

Nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Prishtinë është mbajtur një akademi përkujtimore për policin Enver Zymberi, të shpallur Hero i Kosovës, pas rënies së tij në detyrë, dy vjet më parë, gjatë aksionit policor për marrjen e pikave doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Thaçi tha se strukturat ilegale, paralele e kriminale, përgatisnin terrenin për ndarjen e Kosovës apo formimin e ndonjë republike serbe në veri të Kosovës.

Por falë përkushtimit të policisë dhe institucioneve të Kosovës, ai tha se dy vjet më parë u vendos kontrolli në këto pika doganore dhe u pamundësua ndarja e Kosovës.

“25 korriku i vitit 2011 është dita e bashkimit të Kosovës, kurse Enver Zymberi ëshë heroi i këtij bashkimi”, është shprehur Thaçi.

Në akademi përkujtimore kanë marrë pjesë dhe familjarë të policit të ndjerë Zymberi dhe personalitete të shumta të jetës politike e publike në Kosovë.
XS
SM
MD
LG