Ndërlidhjet

SHBA: Manning i dha dokumente WikiLeaksit për famë


Ushtari Bradley Manning përcillet para një gjykate në Merilend të SHBA-ve

Ushtari Bradley Manning përcillet para një gjykate në Merilend të SHBA-ve

Prokurorët thonë se ushtari i Shteteve të Bashkuara, Bradley Manning, i akuzuar për rrjedhjen më të madhe të informacioneve sekrete në historinë e Shteteve të Bashkuara, i ka zbuluar dokumentet për luftërat në Irak dhe Afganistan, me shpresë se emri i tij do të bëhej i njohur.

Në argumentet përfundimtare në procesin gjyqësor ushtarak kundër zotit Manning, 25 vjeçar, prokurorët thanë se ish analisti i inteligjencës amerikane e ka tradhtuar besimin e vendit të tij.

Manning ballafaqohet me 21 pika të aktakuzës për rrjedhjen e më se 700 mijë dokumenteve nëpërmjet organizatës WikiLeaks në Internet.

Akuza më serioze, ajo për ndihmë armikut, bartë me vete edhe dënimin me burgim të përjetshëm.

Bradley Manning është arrestuar në Maj të vitit 2010, derisa shërbente në Irak.

Avokatët mbrojtës pritet t’i paraqesin argumentet e tyre më vonë.

Ata më herët e kanë portretizuar klientin e tyre se ka pasur qëllime të mira, por ishte i ri dhe naiv.
XS
SM
MD
LG