Ndërlidhjet

logo-print

Spanjë: Makinisti i trenit – nën hetime


Përplasja e trenit në Spanjë e fotografuar nga kamerat e sigurisë

Përplasja e trenit në Spanjë e fotografuar nga kamerat e sigurisë

Policia e Spanjës e ka vënë nën hetime formale makinistin e trenit, i cili është përplasur mbrëmë, me ç’rast janë vrarë së paku 80 udhëtarë dhe janë plagosur më se 140 të tjerë.

Kjo ishte përplasja më e rëndë hekurudhore në Spanjë për shumë dekada.

Kompania shtetërore e hekurudhave tha se është shumë herët të përcaktohet shkaku i përplasjes, por mediat raportojnë se treni kishte lëvizur me shpejtësi prej 190 kilometrash në orë, që është dy herë më tepër se shpejtësia e lejuar.

Treni qarkullonjte nga kryeqyteti Madrid për në El Ferrol, në pjesën veriperëndimore të Spanjës, kur doli nga binarët.

Në tren gjendeshin pushuesit dhe pelegrinët që udhëtonin për maniferstimet në Santiago de Compostela, në rajonin Galicia.

95 të plagosur mbeten në spital, ndërsa 36 prej tyre janë në gjendje kritike.

Qeveria i ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
XS
SM
MD
LG