Ndërlidhjet

logo-print

Ban Ki-moon: Në Siri – 100 mijë të vrarë


Ban Ki-moon (djathtas) dhe John Kerry në selinë e Kombeve të Bashkuara

Ban Ki-moon (djathtas) dhe John Kerry në selinë e Kombeve të Bashkuara

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se më se 100 mijë njerëz janë vrarë në luftën civile në Siri. Para një muaji ky numër ishte 93 mijë.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara i bëri thirrje qeverisë së Sirisë dhe opozitës, që ta ndalin dhunën në këtë konflikt 28 mujor, pasi “është thelbësore që të ketë konferencë paqësore në Gjenevë, sa më parë që të jetë e mundshme”.

Këto komente ai i bëri mbrëmë para takimit me sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry, i cili ishte afër zotit Ban Ki-moon, derisa ai e dha këtë deklaratë, në selinë e OKB-së në Nju Jork.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po përpiqen ta organizojnë një Konferencë ndërkombëtare në Gjenevë, së bashku me Kombet e Bashkuara, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e pajtueshmërisë për krijimin e një qeverie tranzitore në Siri.
XS
SM
MD
LG