Ndërlidhjet

Tunizi: Pas vrasjes së opozitarit, tensionet e larta


Njerëzit në përcjellje të auto-ambulancës me kufomën e politikanit opozitar në Tunizi

Njerëzit në përcjellje të auto-ambulancës me kufomën e politikanit opozitar në Tunizi

Në Tunizi tensionet janë të larta pas vrasjes së një politikani opozitar. Kjo vrasje ka shkaktuar protesta masive gjatë ditës së djeshme kundër qeverisë së udhëhequr nga islamistët.

Sindikata më e madhe e Tunizisë ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme për ditën e sotme, për të protestuar kundër vrasjes së politikanit opozitar, Muhammad Brahmi, nga dy persona të armatosur në kryeqytetin Tuniz.

Vrasja ka nxitur edhe protestë të mijëra njerëzve mbrëmë vonë afër Ministrisë së brendshme në Tuniz dhe në qytetin qendror Sidi Bouzid, ku Brahmi ishte i lindur.

Protestuesit, poashtu, ia vunë zjarrin zyrave të partisë në qeveri Ennahda, në një qytet të afërt.

Policia ka përdorë gaz lotjsellës gjatë natës për t’i shpërndarë protstuesit.

Muhammad Brahmi ishte kritik i zëshëm i qeverisë islamiste.

Shtetet e Bashkuara dhe shefja e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut, Navi Pillay, e kanë dënuar këtë varsje dhe kanë kërkuar hetime të gjëra.

Kjo ishte vrasja e dytë e një politikani opozitar në Tunizi këtë vit.
XS
SM
MD
LG