Ndërlidhjet

Vulin: Ftesë Daçiqit për të votuar në Kosovë


Aleksandar Vulin

Aleksandar Vulin

Drejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, tha se do t’i bëjë thirrje kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, që të votoj në zgjedhjet lokale që mbahen më 3 Nëntor në Kosovë.

Ai theksoi se me këto zgjedhje është e ngarkuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Vulin tha se OSBE-ja do t’i zbatoj zgjedhjet në Kosovë, “por edhe atje ku ka të zhvendosur ose për personat e lindur në Kosovë”.

Në këtë kaudër ai e përmendi të dhënën se Ivica Daçiq, i cili është i lindur në Prizren, “ka të drejtë vote” dhe se do t’i bëjë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje, i tha Vulin së përditshmes Veçernje Novosti.

Zyrtari serb, mëtutje, tha se OSBE-ja do të jetë “lidhja” e partive serbe për komunikim për zgjedhje dhe se ajo do të jetë organizata e vetme me të cilën qytetarët do të komunikojnë lidhur me zgjedhjet.

Sipas Vulinit, serbët do t’i kenë edhe përfaqësuesit e vet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG