Ndërlidhjet

Tenis: Troicki i Serbisë suspendohet lidhur me testin e drogës


Viktor Troicki i Serbisë me KUpën e Dejvisit të fituar në vitin 2011
Viktor Troicki i Serbisë me KUpën e Dejvisit të fituar në vitin 2011
Tenisti i Serbisë, Viktor Troicki, është supsenduar për 18 muaj nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit, për shkak të shkeljes së rregullave të dopingut.

Federata ka thënë se Troicki, anëtar i ekipit të Serbisë në Kupën e Dejvisit, ku luan edhe tenisti numër një në botë, Novak Gjokoviq, është fjator “për shkak të refuzimit ose dështimit që pa arsyetimin e domosdoshëm të paraqitet për tubimin e mostrave”.

Viktor Troicki, i 53-ti në listën e tenistëve më të mirë në botë, është lojtari i nivelit më të lartë, që i ka shkelur rregullat e testit të drogës në tenis.

Federata e tenisit tha se atij i ishte bërë me dije më 15 Prill se është zgjedhur për të paraqitur mostrën e urinës dhe atë të gjakut. Por, ai e kishte paraqitur vetëm mostrën e parë, e jo edhe të dytën.

Troicki i kishte thënë një komisioni të pavarur se atij i ishte thënë, nga zyrtarët e antidopingut, se mostra e gjakut nuk është e domkosdoshme, pasi ai nuk ndjehej mirë atë ditë.

Por, federata tha se nuk i është thënë një gjë e tillë.
XS
SM
MD
LG