Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Halliburton pranon shkatërrimin e dëshmive për rrjedhje


Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara thotë se kompania Halliburton Energy Services ka pranuar se i ka shkatërruar dëshmitë për katastrofën e vitit 2010 të platformës së naftës Deepwater Horizon në Gjirin e Meksikës.

Halliburton e kishte realizuar derdhjen e çimentos në qendër të eksplodimit, na i cili ishin vrarë 11 vetë dhe kishin rrjedhur afro 5 milionë fuqi të naftës në det.

Në kumtesën e mbrëmshme të Departamentit të drejtësisë theksohet se Halliburton e kishte kryer hetimin e vet të brendshëm pas aksidentit.

Por, thotë se firma kishte urdhëruar që rezultatet e simulimeve kompjuterike të shkatërrohen.

Përveç se ka deklaruar se ndjehet fajtor, Halliburton është pajtuar të paguaj shumën statutore prej 200 mijë dollarësh dhe një pagesë tjetër të ndarë prej 55 milionë dollarësh për Fondacionin Kombëtar të Peshqve dhe të Kafshëve dhe Shpezëve të Egra.

Kompanitë British Petrol dhe Transocean Ltd., më herët, kanë pranuar fajësinë për aspekte të tjera të rrjedhjes së naftës në vitin 2010.
XS
SM
MD
LG