Ndërlidhjet

Spanjë: Policia e akuzoi makinistin e trenit


Makinisti i lënduar Francisko Jose Garzon ndihmohet nga dy njerëz pas përplasjes së trenit

Makinisti i lënduar Francisko Jose Garzon ndihmohet nga dy njerëz pas përplasjes së trenit

Policia në Spanjë formalisht e ka akuzuar makinistin e trenit, i cili e humbi kontrollin dhe doli nga binarët, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, duke shkaktuar përplasjen më vdekjeprurëse në afro 70 vitet e fundit.

Shefi i policisë së rajonit Galicia, tha se makinisti Francisko Jose Garzon, i shtrirë në spital, është akuzuar për krime të ndërlidhura me aksidentin e trenit, që ndodhi të mërkurën në mbrëmje.

Megjithatë, aktualisht, makinisti nuk mund të merret në pyetje për shkak të plagëve të pësuara.

Policia tha se 78 vetë e kanë humbur jetën nga përplasja e trenit. Treni qarkullonte nga Madridi dhe doli nga binarët afër vendit Santiago de Compostela.

Raportet në media thonë se treni kishte lëvizur me shpejtësi prej afro 190 kilometrash në orë, që është dy herë më tepër se shpejtësia e lejuar.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, Mbreti Juan Carlos, dhe Mbretëresha Sofia, kanë udhëtuar në rajon dhe i kanë vizituar të lënduarit.
XS
SM
MD
LG