Ndërlidhjet

SHBA: Përmbysja në Egjipt nuk shpallet grushtshtet


Aeroplani luftarak i tipit F-16; SHBA e kanë shtyrë dërgimin e 4 aeroplanëve të tillë në Egjipt

Aeroplani luftarak i tipit F-16; SHBA e kanë shtyrë dërgimin e 4 aeroplanëve të tillë në Egjipt

Administrata e presidentit Barack Obama u ka thënë ligjvënësve amerikanë se përmbysjen e presidentit në Egjipt nuk do ta deklaroj si grushtshtet.

Ky qëndrim e lejon vazhdimin e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për ushtrinë e Egjiptit, që arrinë shumën prej 1.5 miliardë dollarësh.

Zëvendës sekretari amerikan i shtetit, William Burns, këtë deklaratë e bëri mbrëmë, në takimin e mbullur për opinion, me anëtarët e Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, një ditë pasi Uashingtoni e ka shtyrë dërgimin e katër aeroplanëve luftarakë F-16 në Egjipt.

Nëse Shtëpia e Bardhë shpallë se përmbysja e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, më 3 Korrik, ishte grushtshtet ushtarak, atëherë programet e ndihmës amerikane për Egjiptin pezullohen automatikisht, sipas legjislacionit të Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG