Ndërlidhjet

Pakistan: Janë gjetur 20 trupa të pajetë


Ushtarët pakistanezë e tërheqin një militant të dyshuar, i cili ishte arrestuar gjatë një operacioni të armatës së Pakistanit në rajonin Bara
Ushtarët pakistanezë e tërheqin një militant të dyshuar, i cili ishte arrestuar gjatë një operacioni të armatës së Pakistanit në rajonin Bara
Autoritetet e Pakistanit i kanë gjetur 20 trupa të pajetë në disa fshatra të rajonit veriperëndimor Bara, që është në kufi me Afganistanin.

Një degë mediale e ushtrisë së Pakistanit i ka identifikuar ato si kufoma të militantëve të vrarë gjatë një operacioni të ushtrisë në fillim të këtij muaji.

Ky informacion nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Zyrtarët thanë se varrimi është bërë dje, ndërsa askush nuk i ka kërkuar trupat e pajetë.

Më herët këtë vit, zbulimi i disa trupave të pajetë në Bara kishte shkaktuar protesta.

Banorët lokalë e patën akuzuar ushtrinë për vrasjen e njerëzve të pafajshëm gjatë ndërhyrjeve.

Ky rajon ishte skenë e luftimeve sporadike ndërmjet radikalëve islamikë dhe ushtrisë gjatë disa viteve të kaluara.
XS
SM
MD
LG