Ndërlidhjet

SHBA: Akuzohet një kompani e njohur e sigurimeve


Prokurori Preet Bharara duke folur në konferencëmn për shtyp në Nju Jork lidhur me akuzat për kompaninë SAC Capital Advisors

Prokurorët federalë në Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur dyshime kundër njërës prej kompanive më të mëdha në Wall Street për fonde të sigurimeve, duke e akuzuar për fitimin ilegal të qindra miliona dollarëve.

Akuza penale dhe procesi civil kundër kompanisë SAC Capital Advisors thotë se firma ishte vatër e tregtisë ilegale “e mundësuar dhe e promovuar” nga pronari, pasuria e të cilit arrinë në miliarda dollarë.

Megjithatë, padia nuk e emëron pronarin Steven Cohen si të pandehur.

Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Preet Bharara, tha se kompania SAC “ka trafikuar informacion të brendshëm në shkallë që nuk mund të krahasaohet me asnjë precedent në historinë e fondeve të sigurimeve”.

Bharara ka refuzuar të komentoj nëse do të paraqiten akuzat kundër pronarit Cohen.

Padia u bë pak kohë pasi rregullatorët federalë e akuzuan Cohenin në një rast të ndërlidhur civil për dështimin për ta parandaluar tregtinë ilegale në firmë, e bazuar në informacione sekrete te të cilat kanë qasje një numër i kufizuar i njerëzve.
XS
SM
MD
LG