Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Protesta të përkrahësve dhe kundështarve të Morsit


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Përkrahësit dhe kundërshtarët e presidentit të rrëzuar nga pushteti, Muhammad Morsi janë duke mbajtur protesta në të njejtën kohë në të gjithë Egjiptin.

Ushtria ka kërkuar nga egjiptianët që t’i bashkohen asaj si përkrahje kundër “dhunës dhe terrorizmit.”

Vëllazëria Myslimane ka kërkuar nga përkrahësit që të dalin në protestë kundër largimit nga pushteti të Morsit më 3 korrik.

Mijëra përkrahës të Morsit janë mbledhur rreth një xhamie në Kajro ditën e premte, derisa përkrahësit e ushtrisë janë mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetit.

Ndërkohë, një gjykatë egjiptiane të premtën ka urdhëruar mbajtjen në burg për 15 ditë të presidentit të rrëzuar nga pushteti, Muhammad Morsi me akuzën se në bashkëpunim me grupin palestinez, Hamas kanë sulmuar stacione policore dhe burgje të Egjiptit gjatë prostetave të 2011-ës.

Morsi dhe disa liderë të Vëllazërisë Myslimane janë liruar në kohën kur u sulmuan burgjet në vitin 2011.

Muhammad Morsi është mbajtur në një lokacion të panjohur që prej se atë e largoi nga pushteti ushtria e Egjiptit.
XS
SM
MD
LG