Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të nuk do kërkojnë dënim me vdekje për Snowden


Foto nga arkivi e prokurorit të përgjithshë amerikan, Eric Holder

Foto nga arkivi e prokurorit të përgjithshë amerikan, Eric Holder

Prokurori i përgjithshëm amerikan, Eric Holder i ka thënë ministrit të drejtësisë së Rusisë, se SHBA-të nuk do të kërkojnë dënimin me vdekje të ish kontraktuesit të shërbimeve të inteligjencës amerikane, Edëard Snowden.

Në një letër që daton nga 23 korriku dhe e bërë publike të premtën, Holder gjithashtu ka thënë se Snowden nuk do të torturohet dhe do të ketë të gjitha mbrojtjet e sistemit gjyqësor civil amerikan, nëse ai kthehet në Amerikë.
Snowden ka qenë duke jetuar në aeroportin e Moskës për më shumë se një muaj ndërsa ka kërkuar azil të përkohshëm.

SHBA-të kërkojnë që ai të paraqitet para drejtësisë amerikane me akuzat për spiunazh për shkak se ka publikuar programet e vëzhgimit të Shteteve të Bashkura.

Më herët gjatë ditës së premte, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se lideri rus është i përkushtuar që të mos lejojë mosmarrëveshjeje në mes të Moskës dhe Washingtonit për shkak të Snowden.
Dmitry Peskov ka thënë se Putin nuk është i përfshirë në bisedimet rreth fatit të Snowden.
XS
SM
MD
LG