Ndërlidhjet

logo-print

Strauss-Kahn sërish probleme me ligjin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombtar, Dominique Strauss-Kahn do të gjykohet në Francë për kontraktim të prostitutave.

Vendimi është marrë megjithë rekomandimet e dhëna nga prokurorët se akuzat duhet të hidhen poshtë.

Rasti ka të bëjë me ndeja seksi në një hotël në qytetin francez, Lille, ku 64 vjeçari e ka pranuar se ka marrë pjesë.

Sidoqoftë, ai thotë se nuk e ka ditur që gratë pjesëmarrëse në ndejë kanë qenë prostituta.

Ky rast e rikthen në qendër të vëmendjës Stauss-Kahn pas arrestimit të tij në Nju Jork në maj të vitit 2011 pas akuzave të një ndihmëse hoteli se e ka sulmuar seksualisht.

Ai dha dorëheqje nga pozita e shefit të FMN-së para se të rrëzoheshin akuzat.

Para këtij rasti, ai është parë si një garues i mundshëm për pozitën e presidentit të Francës.
XS
SM
MD
LG