Ndërlidhjet

Arrestohet një serb me dyshimin për krime lufte


Fotografi arkivi e pikës kufitare Kosovë - Serbi, Jarinje

Fotografi arkivi e pikës kufitare Kosovë - Serbi, Jarinje

Në orën 13:30 në pikëkalimin kufitar Jarinje, zyrtarët policor të Kosovës e kanë arrestuar një serb i cili kërkohej si i dyshuar për krime lufte.

Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i cili nuk ka pranuar të thotë emrin e të arrestuarit.

Jo zyrtarisht megjithatë mësohet se serbi i arrestuar është Ivan Radivojeviq.

Policia kosovare ka njoftuar se serbi është arrestuar me urdhër të një prokurori ndërkombëtar të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Për të proceduar më tutje me serbin e arrestuar, duhet vendim i prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Nuk është bërë e ditur gjithashtu se për çfarë krime lufte është arrestuar personi në fjalë.
XS
SM
MD
LG