Ndërlidhjet

Pakistan- Shkon në 51 numri i viktimave nga bombat


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Pakistanit lajmërojnë se ka arritur në 51 numri i viktimave nga dy shpërthimet në zonën veri-perëndimore të shtetit.

Numri i të lënduarve ndërkaq po ashtu është shtuar, dhe tani është 153.

Shpërthimet ngjan pak para iftarit të premtën mbrëma në një treg të Parachinar, që është qyteti kryesor i krahinës Kurraam, në afërsi të kufirit Pakistano-Afgan.

Kryeadministratori i provincës tha se sulmet janë kryer nga dy kamikaz me motoçikleta.
Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këto sulme, të cilat kishin për cak komunitetin e Shiitëve, në kohën kur dhuna ndërmjet Sunitëve dhe Shiitëve në këtë zonë është rritur në këtë krahinë.
XS
SM
MD
LG