Ndërlidhjet

Ortodoksët në Kijev festojnë 1,025 vjet konvertimi


Ilustrim

Ilustrim

Ngjarje të mëdha politike dhe fetare janë paraparë të ndodhin këtë fundjavë në Kijev, për të shënuar përvjetorin e 1,025-të të konvertimit në krishterim të rusëve kijevan – që është shtetit mesjetar sllav i cili vendosi themelet ortodokse për Rusinë, Bellorusinë dhe Ukrainën moderne.

Presidentët rus Vlladimir Putin, ai serb Tomisllav Nikolliq dhe i Molldavisë Nicolae Timofti pritet të marrin pjesë në festimet e së shtunës.

Shefi i shtetit rus dhe presidenti i Ukrainës Viktor Yanukoviq pritet të kenë, po ashtu, një takim të veçantë, para se të vizitojnë bashkërisht Sevestopolin të dielën.

Liderët e krishterë ortodoks nga mbarë bota po ashtu do të mblidhen në Kijev, përfshirë kreun e kishës ruse Patriuku Kirril.

Një gjykatë e Kijeve, ka marr vendim të premten që të ndalojë çfarëdo protesta ose marshime në kryeqytetin ukrainas.

Policia ka arrestuar dhjeta veta të premtën të cilët morën pjesë në një tubim kundër këtyre festimeve fetare.
XS
SM
MD
LG