Më se 31 mbështetës islamistë janë vrarë të shtunën në mëngjes, dhe mbi 100 të tjerë janë lënduar kur forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve në afërsi të një xhamie në Kajro, thotë zëdhënësi i Vëllazërisë Myslimane.
Shifra për viktimat e sotme nuk janë konfirmuar ende nga autoritetet spitalore, mirëpo në spitalet e qyteteve raportohet për një numër jashtëzakonisht të madh të pacientëve që kanë pësuar, ose janë lënduar nga armë zjarri, në protestën që mund të jetë më e dhunshmja që nga rrëzimi i presidentit të zgjedhur Mohamed Morsi më 3 korrik.
Mbi 70 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë protestave masive të së premtes në Egjipt, ku në rrugët e qyteteve të ndryshme dolën qindra mijëra qytetarë në protestat rivale që thirrën ushtria dhe Vëllazëria Myslimane.
Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë ekipe mjekësore, numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
E premtja dhe e shtuna e përgjakshme në Egjipt, ka thelluar edhe më tej ndarjen në këtë shtet dhe ka shtuar frikën se do të ketë edhe më tej gjakderdhje, në kohën kur afati i dhënë Vëllazërisë Myslimane për t’iu bashkuar qeverisë skadon në mesditë.
Një kundërshtar i Morsit që proteston në sheshin “Tahrir” të Kajros, tha të premten se Egjipti nuk e dëshiron një lidership politik islamist.
"Unë kam dalë për të përkrahur të gjithë martirët dhe për arsye se ne nuk e duam Vëllazërinë Myslimane ose terrorizmin në shtetin tonë. Duam që njerëzit të jenë të bashkuar - Myslimanët dhe të Krishterët e bashkuar”, tha Rahimi.
Por, një mbështetës i presidentit të përmbysur, fajëson shefin u ushtrisë Abdel Fattah al-Sisi si njeriun përgjegjës për trazirat në shtet, pasi ai edhe ka thirrur protestat e së premtes për të kërkuar mandat që t’i luftojë përkrahësit e Morsit.
"Qëndrimi i popullit ka ndryshuar prej fjalimit të gjeneralit al-Sisi, pasi kishte gjuhë kërcënuese, dhe kërkoi mandat nga pala tjetër, që do të thotë se unë e dua një mandat nga gjysma e popullit, për të vrarë gjysmën tjetër. Andaj kjo është absurditet dhe është e qartë se është e organizuar më shumë për ata jashtë Egjiptit, sesa për ata brenda shtetit”.
Vëllazëria Myslimane ka bërë të ditur se nuk do të tërheqë “protestat paqësore” edhe raportohet për qindra të plagosur nga përplasja e demonstruesve me forcat ushtarake, gjatë të premtes mbrëma dhe të shtunën në mëngjes.
Ushtria dhe policia thuhet se ka shtënë me plumba gome dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit pro-Morsi në paralagjen e Kajros, Nasr City.
Demonstratat më të mëdha kundër Morsit ishin organizuar në sheshin “Tahrir” të Kajros, dhe Aleksandri.
Ende nuk dihen shifrat e sakta të viktimave, kurse televizioni arab Al-Jazeera, dhe BBC raportojnë se të paktën 120 veta janë vrarë nga të dyja kampet, pro dhe kundër Morsit, vetëm brenda 24 orëve të fundit. Ende mbetet e paqartë se kush ka shtënë në protestuesit, dhe nuk dihet se kush i nxiti palët që të shtënë me armë zjarri.
Përjashtuar shifrat kontraverse të 24 orëve të fundit, mbi 200 njerëz janë vrarë në Egjipt tash e tri javë që kur është përmbysur Muhamed Morsi nga posti i presidentit të shtetit.
Mijëra protestues pro-Morsi vazhdojnë të qëndrojnë jashtë një xhamie në veri-lindje të Kajros, kurse turma masive me njerëz që mbështesin ushtrinë vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin “Tahrir”.(f.aliu)