Ndërlidhjet

Kyenge sërish sulmohet në baza raciste


Itali - Ministrja për Integrime në qeverinë italiane, Cecile Kyenge (Ilustrim)
Itali - Ministrja për Integrime në qeverinë italiane, Cecile Kyenge (Ilustrim)
Ministrja a parë me ngjyrë në qeverinë e Italisë, që është cak i sulmeve të përsëritura raciste prej se ka marr detyrën në prill, ka dënuar sjelljen e një spektatori i cili i ka hedh banane në podium përderisa ajo po mbante një fjalim në një tubim partiak.

Ministrja italiane e integrimeve Cecile Kyenge, e lindur në Republikën Demokratike të Kongos, ka nervozuar grupet e djathta ekstreme me fushatën e saj për t’i lehtësuar emigrantëve marrjen e shtetësisë italiane.

Pak para incidentit të së premtës mbrëma, anëtarë të Forza Nuova, një grupi ekstrem djathtist, vendosën manekenë të lyer me ngjyrë gjaku në vendin ku pritej të zhvillohet mbledhja në Cervia, në Italinë qendrore, në shenjë proteste kundër propozimit të Kyenge që të secili person që ka lind në Itali, të merr shtetësinë.

“Emigracioni vret”, kishin shkruar ata në pamfletet e shpërndara e Forza Nuova, ku shkruante po ashtu se vrasjet më të shpejshta në Itali i kryejnë emigrantët.

Edhe pse bananet nuk arritën deri në podium ky mbante fjalimin Kyenge, ajo iu përgjigj këtij gjesti përmes Twitter, duke e quajtur këtë akt si “të trishtuar” dhe një harxhim i panevojshëm i ushqimit, marr parasysh krizën ekonomike nëpër të cilën po kalon Italia.

“Kurajoja dhe optimizmi për të ndryshuar gjërat, duhet të vjen mbi të gjitha, nga poshtë-lartë për të prekur institucionet”, ka shkruar ajo në Twitter.

Kyenge është përballur me fyerje të ndryshme raciste, kryesisht nga politikanët.

Më herët, një parlamentar i lartë i Ligës Veriore anti-emigracion, e krahasoj ministren me një orangutan, ndërsa kërkoi falje vetëm pas një mori kritikash kundër tij.
XS
SM
MD
LG