Ndërlidhjet

Ashton fton për qetësi në Egjipt


Ilustrim
Ilustrim
Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton, ka shpreh “keqardhje të thellë” për vrasjet që ngjan gjatë demonstratave në Egjipt, dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të ndalin dhunën, njoftoi të shtunën Brukseli.

"[Ashton] po përcjell me brengosje zhvillimet e fundit në Egjipt, dhe shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve gjatë protestave të djeshje".

"Znj. Ashton po ashtu i ka bërë thirrje të gjitha palëve, që të përmbahen nga dhuna dhe të respektojnë parimet e protestave paqësore dhe jo të dhunshme”, tha një zëdhënëse e Ashton.

Vëllazëria Myslimane, që përkrah presidentin e përmbysur Mohamed Morsi, ka akuzuar direkt forcat ushtarake të Egjiptit si përgjegjëse për dhunën, dhe se kanë shtënë të premten dhe të shtunën për vdekje në mbi 70 përkrahës islamist.
XS
SM
MD
LG