Ndërlidhjet

logo-print

Kina e sheh si rrezik armatosjen e shtuar të Japonisë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria kineze e mbrojtjes ka dërguar një alarm ndërkombëtar të shtunën për vigjilencë, pasi Japonia shpalosi planin e saj ushtarak ku tregon për shtimin e forcave ushtarake, përfshirë edhe ngritjen e kapaciteteve për të sulmuar bazat ushtarake të armikut.

Propozimi i Japonisë – që është hapi i fundit i saj nga kufizimet e kushtetutës së saj pacifiste – është pjesë e një rishikimit të politikave të mbrojtjes që ka propozuar qeveria e re e Shinzo Abes, raport ky i publikuar të premten.

Rishikimi përfundimtar i këtyre konkluzioneve pritet të mbaroj deri në fund të këtij viti.
Ministria japoneze e mbrojtjes ka thënë se do të blej aeroplan luftarak pa pilot, do të krijojë një force Marines për të mbrojtur ishujt e largët që kontestohen nga Kina, dhe se ka në plan që të shtoj kapacitetet për transportimin e trupave ushtarake në ishujt e largët.

“Kaptina që ndërlidhet me Kinën në këtë raport të Japonisë, është lojë e vjetër me tema të vjetra, që tejzmadon rrezikun nga Kina, ndërsa ka motive krejt tjera”, njoftoi në portalin e saj Ministria e Mbrojtjes e Kinës (www.mod.gov.cn).

“Këtë vit, Japonia ka nxjerr arsyetime të llojllojshme për të vazhduar ekspansionin e saj në armatim...duke krijuar kështu tensione në rajon. Këto lëvizje kërkojnë vigjilencë të shtuar nga të gjitha vendet fqinje aziatike, dhe bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Shinzo Abe fitoi për herë të dytë zgjedhjet në dhjetor, në një rast të rrallë në politikën japoneze, ndërsa është zotuar se do të shtoj kapacitetet ushtarake për të qenë në baraspeshë me ato shtete të cilat Japonia konsideron se përbëjnë kërcënim për sigurinë, përfshirë Kinën dhe të paparashikueshmen Korenë Veriore.

Abe ka ftuar të premten një samit të nivelit të ministrave të jashtem, ndërmjet të shtetit të tij dhe Kinës.

Thirrja e tij nuk ka gjet përkrahjen e duhur nga Kina, e cila porositi me ftohtësi, se ftesa nuk ishte e sinqertë.
XS
SM
MD
LG