Ndërlidhjet

Kryeministri australian viziton Afganistanin


Kevin Rudd

Kevin Rudd

Kryeministri i Australisë, Kevin Rudd, ka arritur të shtunën për një vizitë të paparalajmëruar në pjesën jugore të Afganistanit.

I përcjellë nga zyrtar të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Rudd është takuar me guvernatorin e krahinës Uruzgan, Amir Muhamed Akhundzaba.

Rudd ka thënë se Australia është e përkushtuar që të vazhdojë të ndihmojë qeverinë afgane pas tërheqjes së planifikuar të forcave ndërkombëtare ushtarake nga ky shtet në fund të vitit të ardhshëm.

Australia ka rreth 1600 trupa ushtarake që shërbejnë në kuadër të NATO-s në Afganistan dhe janë të stacionuar në Uruzgan.

Guvernatori i kësaj krahine ka falënderuar Australinë për ndihmën që i ka dhënë atyre, në dekadën e fundit.

Kjo është vizita e parë e Kevin Rudd prej se është zgjedhur kryeministër në fund të muajit qershor.
XS
SM
MD
LG