Ndërlidhjet

Makinisti akuzohet për tragjedinë e Compostelas


Ilustrim
Ilustrim
Ministri i brendshëm i Spanjës Jorge Fernandez Diaz, tha të shtunën se makinisti i trenit që doli nga binarët dhe shkaktoi vdekjen e 78 njerëzve, mund të akuzohet për “vrasje të pamatur”.

Makinisti 52 vjeç, Fransisco Garzon, është liruar të shtunën nga spitali ku po shërohej për lëndime në kokë, ndërsa pritet që të dielën të paraqitet në gjykatë.

Policia ka thënë se Garzon dyshohet për pamaturi dhe ngasje të trenit në shpejtësi të madhe, përgjatë një kthese të rrezikshme në afërsi të Santiago de Compostela, në rajonin Galicia të Spanjës.

Ky aksident hekurudhor është më i rëndi në 70 vjetët e fundit.

Disa trupa ende janë të paidentifikuar nga ky incident, kurse dhjetëra pasagjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rendë në spitale.
XS
SM
MD
LG