Ndërlidhjet

Vriten tre veta, nga shpërthimi në Somali


Ilustrim
Ilustrim
Një makinë e mbushur me eksplozivë është përplasur në dyert e një zyreje të personelit të ambasadës turke në kryeqytetin somalez, duke vrarë tre persona, rrëfejnë dëshmitarët dhe policia të shtunën.

“Një vetvrasës me makinën e tij ka shënjuar nëpunësit e ambasadës së Turqisë në afërsi të lagjes k4”, konfirmoi për agjencinë Reuters Ahmed Muhamed, zëdhënës i policisë.

Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjës për këtë sulm në Mogadishu.

Mirëpo, në sulmet e mëparshme rrebelët e al-Shabaab, që kanë lidhje me Al-Kaidan, kanë marr përgjegjësinë për sulme të tilla vetëvrasëse, përfshirë edhe atë para dy jave, kur u vranë tetë civile.
XS
SM
MD
LG